“Roma apo Lazio? Roma“! Kumbulla tregohet i sinqertë: Bëri mirë që më ndërroi trajneri, nuk isha në formë

Të pafatë! Kështu mund të quhen lojtarët e Kombëtares së Shqipërisë mbrëmjen e sotme. Grintë, ritëm, vrapime, vendosmëri, raste, të gjitha i kanë pasur kuqezinjtë përballë Lituanisë, por mëkat ishte fakti që nuk arritën dot të tundnin rrjetën. Edhe kjo transfertë është mbyllur në paqe 0-0 për Shqipërinë, që ka dominuar dukshëm lituanezët, megjithëse në fund nuk ia ka dalë të marrë fitoren. Në përfundim të takimit, vetë protagonistët e ndeshjes kanë dhënë intervistat e tyre për “Supersport“.

“Sot ishte ndeshje e vështirë se luajtëm me Lituaninë. Këto dy ndeshje kemi luajtur mirë por nuk kemi marrë 3 pikët, sepse nuk shënuam gol. Besoj se bëri mirë që më zëvendësoi sepse nuk isha shumë në formë sot. Jam shumë i luajtur që kam luajtur titullar, shpresoj të luaj edhe në takimet e tjerë. Lazio e Strakoshës apo Roma e Kumbullës? E vështirë, por besoj se Roma“, ka thënë Marash Kumbulla./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online