“Na kanë kritikuar që sjollëm 16 lojtarë”, drejtori sportiv i Vllaznisë: Nuk ka ndodhur kurrë në vitet e tjera

Matko Djarmati ka folur mbi merkaton e bërë nga ana e Vllaznisë dhe ndihet i lumtur mbi lëvizjet e kryera gjatë kësaj periudhe. Megjithëse qëndrohet me këmbë në tokë duke u shprehur se mund të bëhej edhe më mirë, drejtori sportiv i ekipit shkodran është shprehur se kurrë më parë te Vllaznia nuk ka pasur dublime pozicionesh si këtë herë. Në një intervistë për “Supersport”, Djermati nuk ngurron të thotë se Vllaznia do të jetë kockë e fortë për të gjitha ekipet pretendente të titullit në Superiore.

“Mund të kishim bërë edhe më mirë, por këtë vit kemi dubluar çdo pozicion, gjë që nuk është bërë vitet e tjera. Na kanë kritikuar pse kemi sjellë 16 lojtarë, por e kemi bërë këtë për të rritur konkurrencën në skuadër. Kemi ndërruar një pjesë të mirë të ekipit, por kemi 6 lojtarë në formacion, krahasuar nga një vit më parë. Për këtë mendoj se kemi bërë një punë të mirë.

Tirana, Kukësi, Laçi e Teuta mendojnë se do të dalin kampionë, ndërsa ne do të jemi një kundërshtar shumë i vështirë për të gjithë ata. Më pas të shohim deri ku do të arrimë. Kemi një skuadër të mirë dhe tifozëri të mirë, ndaj besojmë që do të bëjmë mirë”, ka thënë Djarmati. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online