E bujshme/ Seria A mund të ndryshoj formatin këtë sezon, Juventusi është kundër dhe ndien rrezikun e trofeut

Ngjarja e ndodhur mes Juventusit dhe Napolit, atje ku ekipi i Gatuzos nuk u paraqit në Torino, ka krijuar një kaos të madh në Itali. Jo vetëm fakti që ende nuk është dhënë një vendim zyrtar për fatin e kësaj ndeshje, por tanimë po mendohet edhe sesi do të mbyllet elita e futbollit italian.

Mediat fqinje raportojnë se është duke u projektuar një plan B nëse rastet si Juventus-Napoli do të përsëriten në të ardhmen. Pra teksa jemi duke u përballur me një shtim më të madh të rasteve me Koronavirus tek futbollistët, në Itali janë duke hedhur hipotezën e vazhdimit të kampionatit që nga muaji janar me fazën “Play-Off”.

Ekipet do të ndajnë fatet e tyre ashtu siç do të jenë rreshtuar deri në muajin janar, atje ku do të ketë një “mini-turne” për ekipet që diskutojnë vendin e parë dhe Europën, gjysmën e renditjes dhe vendet që të rrëzojnë drejt Serisë B. Juventusi e kundërshton me forcë një teori të tillë, që do t’i prishte jo pak planet për të marrë edhe njëherë kampionatin. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online