“Na impresionoi, shumë i talentuar”! Trajneri i Southampton me fjalë të mëdha për Armando Brojën: E di sa e vlerëson Chelsea

Trajneri i Southampton, Hasenhutl, ka thënë fjalët e para për huazimin e Armando Brojës. Tekniku i ekipit në Premier League pret shumë nga sulmuesi i Shqipërisë në këtë sezon. Hasenhutl ka thënë se e di fare mirë edhe vlerësimin që ka Chelsea për Brojën, por siguron se nga Southampton do të vijë më i rritur.

“Armando Broja është shumë i talentuar dhe na impresionoi në sezonin e fundit. Është i ri, por vjen me eksperiencë të madhe në futboll. Na sjell shumë kualitete që do të na ndihmojnë

Është lojtar i fuqishëm, me instik të mirë dhe i përshtatet skemës tonë. Unë e di se sa i vlerësuar është nga Chelsea, por ky do të jetë vend i mirë për të që të rritet”, u shpreh Hasenhutl. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online