“Na duhej një trajner nga Shqipëria për t’ia dalë”! Presidenti i Ballkanit nuk ka ndërmend të lëshojë lehtë: Ilir Daja duhet të rri shumë vite këtu

Ilir Daja arriti që të shpallej kampion për herë të dytë radhazi te Ballkani. Këta të fundit kanë shijuar një tjetër sukses, ndërsa presidenti i ekipit, Arsim Kabashi, fërkon duart. I ftuar në “Supersport”, Kabashi ka treguar vlerësimin e madh që ka për Ilir Dajën.

“Për pesë vjet, që kur e kemi marrë ne drejtimin, dy herë kemi qenë nënkampionë dhe dy herë të tjera kampionë. Na u desh të merrnim një trajner nga Shqipëria për t’ia dalë. Daja ka bërë një punë të mrekullueshme, shpresojmë të qëndrojë për shumë vite.

Trajnerëve puna u matët me rezultate. Ka bërë punë të mrekullueshme, me shumë profesionalizëm. Rezultatet e mbajnë te ne. Për vitin e dytë radhazi i arritëm objektivat. Të shohim si do të shkojnë gjërat në vitin e tretë”, tha Kabashi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online