“5 faulle në 45 minuta dhe Inzagi zgjedh Gagliardinin para Asllanit?”! Gazetari italian kritikon trajnerin e Interit

Interi ka humbur ndaj Napolit në shifrat 3-1 në transfertë. Kristjan Asllani luajti nga minuta e parë këtë herë, teksa zikaltërit vuajtën edhe ndëshkimin me karton të kuq të Gagliardinit në pjesën e parë. Gazetari italian, Riccardo Trevisani, ka zgjedhur këtë moment për të kritikuar Inzagin.

“Gjithmonë pyes veten pse Gagliardini, një lojtar i lirë që do të largohet nga Interi, luan si titullar dhe nuk zgjidhet Asllani. Pyetja ka të bëjë me muajt e fundit, sa ndeshje të këtij lloji duhet të bëjë Gagliardini që Inzaghi të kuptojë se duhet të ndryshojë?

Dje ai bëri pesë faull në pjesën e parë, me çdo rregullore duhej të kishte përjashtim. Problemi është në kokë. Sezoni mund të jetë fantastik për Inzagin nëse fiton Kupën, por në Serinë A, absolutisht jo, nuk ka bërë mirë”, tha Trevisani. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online