Mziu paralajmëron bojkot, Kamza pret një gjigant për portën

Safet Gjici “mori” vallen dhe më pas iu bashkua edhe Ardjan Takaj. Të dy presidentët bënë thirrje që nëse Policia e Shtetit nuk kthehet në stadiume, atëherë kërkojnë edhe nga homologët e tyre të bojkotojnë kampionatin.

Së fundmi kundër ligjit të ri të sportit ka dalë edhe Xhelal Mziu, kryebashkiaku i Kamzës, aksioner i klubit me të njëjtin emër. :Besoj se ky është një absurd që po ndodh për sportin. Besoj se sporti në Shqipëri është akoma larg standardeve që duhet të ketë, për shkak të infrastrukturës që ka dhe për shkak të mbështetjes financiare. Kjo besoj se është një kosto shtesë që do të ndikoj individualisht te presidentët apo sponsorit e këtyre ekipeve”, shprehet fillimisht Mziu në “Ora News”.

Më tej ai shton: “Unë jam kundër kësaj skeme dhe sepse stjuartët e kanë të pamundur të ruajnë qetësinë. Së dyti ka një kosto shtesë për klubet dhe bashkitë. Për të garantuar standardet, policia e shtetit duhet të jetë prezente në stadium. Nëse një tifoz është në një stadium që ka kushtet e nevojshme, tifozi do të jetë korrekt”.

BOJKOTI – “Edhe ekipi i Kamzës besoj se do të jetë pjesë e bojkotit siç janë prononcuar disa nga ekipet e Superligës. Besoj se kjo bëhet në të mirë të futbollit dhe atë që jemi sot. Është marrë një vendim që duhet të heqim policinë, sepse Policia e Shtetit është shumë e rëndësishme për të qenë në stadiume. Duhet të vendoset një afat kohor, ku të krijohen standardet nëpër stadiume dhe ku të krijohet kultura e nevojshme që të mbushin stadiumet dhe edhe ne do të shkojnë drejt asaj kur në stadium nuk duhet të jetë prezent policia e rendit. Por duhet kohë dhe duhen standarde.

Mario Kirev, kur ishte pjesë e Juventusit

PORTIERI – “SportEkspres.com” mëson se Kamza ka arritur marrëveshjen me Mario Kirev, portierin 29-vjeçar që sezonin e shkuar ka qenë pjesë e Nea Salamis në elitën e futbollit qipriot. Nesër ai pritet të mbërrijë në kryeqytet. Prej janarit ai luajti në 9 ndeshje.

Sezonin e kishte nisur në Bullgari me Slavia Sofje, ndërkohë që në të shkuarën ka qenë edhe pjesë e Poli Timishoara dhe Olt Slatina në Rumani, si dhe pjesë e Juventusit në Itali. Në moshë të re, Kirev ka qenë pjesë e Bullgarisë U21.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *