“Ne nuk tallemi me njerëzit“, Igli Tare i irrituar me gazetarët: Nuk është e vërtetë që Muriqi është pranë CSKA-së

Vedat Muriqi është përfolur gjatë për një kalim të tijin në Rusi. Sipas mediave italiane CSKA-ja e Moskës ka bërë një ofertë zyrtare për Lacion dhe është pranë firmës. Por të gjitha këto hipoteza janë hedhur poshtë ditën e sotme nga Igli Tare. Drejtori sportiv shqiptar ka folur përpara takimit mes Lacios dhe Udinezes për “Mediaset”, ku është përgjigjur i irrituar kur gazetarët e kanë pyetur për transferimin e Muriqit drejt Rusisë.

“Nuk është e vërtetë që është afër CSKA-së. Këto gjëra janë të këqija për ju gazetarët dhe ata që mbështesin Lazion. Ne nuk tallemi me njerëzit dhe e dimë se çfarë duhet të bëjmë, bëjmë zgjedhje të përbashkëta me trajnerin. Ata që bëjnë dezinformata nuk është e saktë”, ka thënë Igli Tare./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online