Myrto Uzuni thyen dominimin spanjoll për trofeun e këpucës së artë, i vetmi i huaj që e fiton në shekullin e 21-të

Myrto Uzuni ka mahnitur të gjithë tifozët shqiptarë dhe ata të Granadës. Sulmuesi beratas shkëlqeu me golat e shënuar në La Liga 2, ku u shpall edhe golashënuesi më i mirë i sezonit. 28-vjeçari theu dominimin spanjoll në garën për këpucën e artë.

Në shekullin e 21-të nuk kishte arritur asnjë lojtar jo spanjoll të fitonte këtë çmim. Kështu Myrto Uzuni bëhet i pari futbollist i huaj që fiton këpucën e artë në La Liga 2. Lojtari i fundit jo spanjoll që realizonte diçka të tillë ishte Igor Glushçeviçi në sezonin 1996/97, me 24 gola të shënuar asokohe./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *