Ka rrëmbyer vendin e titullarit te Shqipëria, Ramadani drejt Serisë A

Ylber Ramadani po shijon momentet më të mira në karrierën tij. Mesfushori la pas një sezon mjaft pozitiv me Aberdinin në Skoci, ndërsa formën e tij të mirë e ka treguar edhe në Kombëtare. Ish-futbollisti i Partizanit ka rrëmbyer vendin e titullarit te Shqipëria, ku po kthehet në një lojtar të rëndësishëm për kuqezinjtë.

Një dëshmi e qartë kjo e rritjes së nivelit të tij. Por rritja në karrierë do të vazhdojë ende për Ramadanin, i cili mund të provojë veten në një nga kampionatet më të fortë të Europës. Në mediat skoceze dhe ato italiane raportohet për një interesim nga klubi i Leçes. Mbetet për t’u parë nëse do të kemi një firmë në kontratë, apo nëse gjithçka do të mbetet të nivelin e zërave të merkatos./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online