Myrto Uzuni përjetoi ndeshjen më të mirë të karrierës së tij, përfshihet në më të dalluarit në Spanjë

Myrto Uzuni përjetoi ndeshjen më të mirë të karrierës së tij deri më tani mbrëmjen e djeshme. Granada fitoi me rezultatin 3-0 kundër Vijarealit B dhe të tre golat kanë autorësinë e sulmuesit shqiptar. Futbollisti nga Berati shënoi golin e parë që në 30 sekondat e para, ndërsa më pas tundi rrjetën dy herë nga penalltia.

Sigurisht që një paraqitje e tillë nuk mund të kalonte pa u vlerësuar. Myrto Uzuni është lojtari që ka marrë notën më të lartë nga “Sofascore” për javën që u mbyll mbrëmë. Futbollisti i Kombëtares kuqezi përfshihet në 11 më të mirët e javës në La Liga 2, ku si askush tjetër mban notën 9.3./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online