Myrto Uzuni merr një vlerësim të madh në Spanjë, më i miri i La Liga 2: Është një krenari e madhe për mua

Myrto Uzuni zhvilloi një sezon fantastik në atë që lamë pas. Falë golave të këtij lojtari, Granada arriti që të kalonte në elitë dhe të fitonte titullin kampion në La Liga 2. Ndërkohë nuk mungojnë edhe vlerësimet për sulmuesin e Shqipërisë. Futbollisti ka marrë çmimin e futbollistit më të mirë të La Liga 2 për sezonin e shkuar.

“Jam shumë i emocionuar që po e ndaj këtë arritje me ju. Të qenit lojtari më i mirë në La Liga 2 në Spanjë është një krenari e madhe për mua. Isha golashënuesi më i mirë dhe ndihmuam Granadan të ngjitej në elitë, një ëndërr e bërë realitet”, shkruan Uzuni. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online