Myrto Uzuni kundër Peter Olayinkës dhe Ernest Muçi në Kroaci! Ndeshjet që nuk duhen humbur, Rei Manaj kap “trenin e fundit”

Ditën e sotme do të ketë disa ndeshje që tërheqin vëmendjen edhe të tifozëve shqiptarë. Ferencvaroshi i Myrto Uzuni do të përballet ndaj Slavias së Pragës ku luan edhe Peter Olainka. Kjo përballja do të luhet për turin e tretë në “Champions League” duke pasur rëndësi jetike për ekipet.

Nga ana tjetër është Legia e Varshavës që udhëton në transfertën e Dinamos së Zagrebit. Një përballje ferri për polakët, ndërsa pritet të shihet nëse trajneri do t’i besojë Ernest Muçit. Përveç  dy takimeve që janë të vlefshme për “Champions League”, nga ana tjetër nuk duhet harruar ndeshja mes Salzburg dhe Barcelonës.

Ky takim nis në orën 19:00 dhe me shumë gjasa Rei Manaj kap “trenin e fundit”. Sulmuesi duhet të lërë gjurmë me patjetër në këtë ndeshje për të rritur emrat e ekipeve që interesohen për të, por edhe për të luajtuar ato pak shanse të qëndrimit në ekipin e parë të Barcelonës. Dy ndeshjet e fundit miqësore që katalanasit do të zhvillojnë janë me Juventusit, por konkurrenca do të jetë e shtuar me ardhjen e Agueros. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *