Maccabi Tel Aviv jep ofertën te Barcelona për Rei Manajn, ja shifrat e ofruara për sulmuesin shqiptar

Ofertat për Rei Manajn janë duke u shtuar dita-ditës, por në media po zbulohen edhe të dhëna të reja. Barcelona po negocionte prej disa kohësh me Maccabi Tel Aviv për kartonin e sulmuesit shqiptar. Nënkampionët e Izraelit kanë ofruar 1.5 milionë euro për të transferuar lojtarin e Kombëtares. Megjithatë kjo shifër nuk i afrohet pretendimeve të klubit.

Te Barcelona pretendojnë që Manaj të largohet për të paktën 3 milionë euro, ndërsa presin që vlera maksimale e tij të jetë 5 milionë euro. Golat e shënuara në miqësore me ekipin e parë të Barcelonës ia rrisin edhe më tepër vlerën sulmuesit të Kombëtares. Me gjysmën e vlerës të kartonit që ofrohet nga Maccabi Tel Aviv, për momentin është e pamundur që të arrihet marrëveshja. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online