Myrto Uzuni e nis pa gola La Ligën, nxjerr nga fusha Koken që në minutë të 6

Myrto Uzuni nisi sot sezonin e ri në kampionatin spanjoll, që këtë herë e gjen në La Liga. Megjithëse u fut në fushë si fituesi i Këpucës së Artë të La Liga 2, sulmuesi shqiptar e nis pa gola edicionin e ri në elitën e Spanjës. Granada filloi kampionatin me një rival të vështirë si Atletiko e Madridit, që fitoi me shifrat 3-1 në “Vanda Metropolitano”.

Ndeshja nis keq për skuadrën e Simeones, i cili detyrohet të kryejë zëvendësimin e parë që në minutën e 6. Ndërhyrja e Myrto Uzunit nxjerr Koken përpara kohe nga fusha, teksa ndjeu shqetësime muskulore. Por ky ndërrim i papritur nuk ka ndikuar te ekipi kryeqytetas, që shënon golin e parë në sekondat e fundit të pjesës së parë me anë të Alvaro Moratës.

Granada përgjigjet në minutën e 62-të me anë të Omorodionit, por vetëm 5 minuta më vonë Depai shkund rrjetën me një goditje të mrekullueshme. Ndërkohë, pak para sinjalizimit të përfundimit të ndeshjes, Alvaro Morata vulosi rezultatin përfundimtar në 3-1./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online