Myrto Uzuni debutoi me fanellën e Granadas në ndeshjen kundër Real Madrid. Vetëm pak ditë në ekipin spanjoll, por kjo nuk e ndali sulmuesin shqiptar që të luante nga minuta e parë kundër madrilenëve. Megjithatë prezantimi zyrtar nuk është bërë ende i Myrto Uzunit.
Për këtë arsye, në ditën e nesërme është planifikuar që lojtari i Kombëtares të jetë në një konferencë për shtyp në orën 17:30. Menjëherë pas mbylljes së saj, Uzuni do të shkojë në stadium për të pozuar me fanellën e Granadas. Klubi njofton se tifozët mund të mbushin shkallët e stadiumit për ta parë nga afër lojtarin shqiptar. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/