LAJM I FUNDIT/ Teuta mund Skënderbeun dhe arrin në gjysmëfinalen e Kupës, tre herë është e njëjta histori

Teuta-Skënderbeu 1-0 Hebaj 8’ p

Në katër ndeshjet e fundit, Teuta dhe Skënderbeu numërojmë tre ndeshje me njëra-tjetrën. Në dy herë janë ndeshur për llogari të Kupës së Shqipërisë dhe në një rast për Superioren. E njëjta histori, teksa durrsakët kanë fituar edhe sot me të njëjtat shifra, 1-0. Goli i vetëm është shënuar nga ana e Rubin Hebajt që nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë së dhënë në minutën e 8 pasi Zguro pati kontakt me kundërshtarin.

Skënderbeut nuk i munguan rastet, por saktësia para porte. Ndërkohë goli i barazimit i realizuar nga Shehi u anulua për pozicion jashtë loje. Pas këtij triumfi, ekipi i Arapit shkon në gjysmëfinale të Kupës për të shpëtuar sezonin. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Teuta: Qirko, Idrizaj, Jazxhi, Qaqi, Kotobelli, Avdyli, Aleksi, Beqja, E.Vila, L.Vila, Hebaj

Skënderbeu: Ruci, Frashëri, Rendi, Sadriu, Shehi, Zguro, Mara, Viktor, Vangjeli, Mensah, Pusi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online