Etrit Berisha nuk ka luajtur ende një minutë të vetme në Serinë A. Portieri shqiptar do të kalonte te Torino pas shkëlqimit te SPAL, ku qartësisht nuk ishte një portier i nivelit të Serisë B. Pavarësisht premtimit për të qenë pjesë e rëndësishme e klubit, gardiani shqiptar nuk është aktivizuar për asnjë moment nga trajneri Juric.
Madje edhe pas gafave të shumta të portierit kryesor, Milinkovic-Savic. Nëpërmjet një sondazh të mediave pranë klubit të Torinos, rreth 69% e tifozëve kanë kërkuar largimin e portierit serb dhe dhënien e mundësisë për një prej Etrit Berishës dhe Gomellos. Qartësisht gabimet e Savic kanë ndikuar në rezultatet e fundit, por Juric nuk ka vendosur ende për ndryshimin e portierit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/