Anton Cicani
Një mit që bie dhe që… provon të ringrihet. Një rrugëtim i cili i vetëm kurrsesi nuk mund të bëhet, sidomos nëse e nis nga së largu, aty ku ndoshta thjesht mendimi se elita qëndron dy kategori më lart të fut frikën dhe të dekurajon… Por, kur je në mes të popullit, kur populli yt, i përkthyer në tifozeri, është aty për të të dhënë zemër, atëherë asgjë nuk është e pamundur….
Mynih 1860, një klub i lavdishëm në Gjermani, një ndër më të vjetrit, duke qenë se u themelua pikërisht 158 vjet më parë, mbahet mend dhe se është bashkëthemeluesi i të famshmes Bundesligë, edhe pse për pjesën më të madhe të viteve ’80 ka luajtur në divizionin e tretë. Financat kanë qenë “thembra e Akilit”.
Ajo thembër që megjithatë është kaluar në disa momente dhe ka barë Mynihun bardhekaltër që të festojë tre herë: një titull dhe dy Kupa te Gjermanisë, por edhe finalja e famshme e Kupës së Kupave 1964-1965.
Të tjera kohë, të arta, sepse tani po përjetohet ferri. Një administrim totalisht i gabuar i klubit dhe financave solli rënien në kategorinë e katërt, pra te Rajonal Liga. Një kryqëzim që nisi që në vitin 2000, edhe pse Bajerni provoi ta shpëtonte dhe t’i jepte oksigjen, duke i blerë kuotat më të mëdha të stadiumit “Allianz” dhe lënë më pas me qira.
Në 2010, pronari Ismaik, jordanez, premtoi ndryshimin dhe investimet, por ishte thjesht një “mashtrues” i radhës, i paskrupullt, që u fut në luftë me DFB dhe la mes katër rrugëve Mynih 1860.
Ismaik u largua me valixhen e tij duke mos paguar as regjistrimin në ligën e tretë, teksa rënia në kategorinë e katërt dhe jo profesionistët ishte një grusht i rëndë për këdo.
Jo për Mynih 1860, që provon të ringrihet dhe pasi arriti të ngjitej sërish në divizionin e tretë, aty ku sot luajti ndaj Lote dhe fitoi 5-1. Stadiumi i vjetër i klubit, Städtisches Stadion an der Grünëalder Straße, me vetëm 12 500 vende, ishte i mbushur përplot.
Tifozët dhuruan një dekor fantastik, nga më të mëdhenjtë, te më të vegjlit. Sepse, miti nuk vdes kurrë. Ndoshta, e mbulon pluhuri, ndoshta lihet pak në harresë, por një ditë kthehet dhe kthehet bashkë me ata që nuk ka humbur asnjë sekondë të jetës, tifozerinë, popullin e saj.
https://www.youtube.com/watch?v=UMR7Sq6TdLA