Myleri i bëri krahasimin epik, “vetëtima” e Bajernit pranon komplimentat: Meep, Meep? Nofka e duhur, jam i shpejtë

0

Alfonso Dejvis ka bërë xhiron e rrjetit ditët e fundit për shkak të shpejtësisë së tij. Me vrapimin e tij shtangu edhe talentin Haland në klasiken kundër Dortmundit, duke marrë vlerësimet e të gjithëve. Madje Tomas Myler do të bënte edhe krahasimin epik me personazhin e filmave vizatimorë, Roadrunner. “Meep, meep, meep, vjen Roadrunner dhe ta vjedh topin”, ishin fjalët e futbollistit gjerman që u bënë virale, madje janë shpërndarë edhe nga vetë faqja e klubit bavarez.

Por komplimentet i ka pranuar edhe vetë Dejvis, i cili pas ndeshjes së djeshme kundër Fortunës së Dyzeldorfit shprehet se është një nofkë e mirë për të. Futbollisti kanadez tregon se është i shpejtë, por nuk i pëlqen të mendojë shumë për komentet.

“E njoh atë film vizatimor. I kam parë kur kam qenë fëmijë. Po, jam i shpejtë. E mora si kompliment faktin që Myler më quajti Roadrunner. Është një nofkë e mirë për mua. Nuk mendoj shumë për komentet. Unë vij këtu çdo ditë dhe bëj atë që duhet të bëj dhe përpiqem të fitoj sa më shumë ndeshje të jetë e mundur”, ka thënë Alfonso Dejvis./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.