Myler nuk ka paqe, dëmtohet sërish

Një dëmtim në verë e la jashtë për rreth një muaj, ndërsa më pas me Karlo Ançelotin marrëdhëniet ishin të vështira, për shkak të uljes në stol. Tani Tomas Myler shpreson të kthehet ai i zakonshmi, pasi është kthyer Jup Hajnkes në drejtim, por fati i keq nuk po i ndahet.

Sulmuesi i kombëtares gjermane u dëmtua pas vetëm dhjetë minutash nga futja në fushë në Hamburg të shtunën dhe u zëvendësua për një dëmtim që rezulton të jetë një tërheqje muskulore, që do ta lërë jashtë deri në mesin e nëntorit.

Në këtë mënyrë, Myler do të humbasë disa ndeshje mjaft të rëndësishme, me dy përballje kundër Lajpcigut në kampionat e kupë, që do të luhen brenda 5 ditëve të ardhshme. Gjithashtu, do të mungojë edhe në transferuat ndaj Seltikut dhe Dortmundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *