Myler: Me Hejnkesin mund të fitojmë tripletën

Tomas Myler ndihet më i sigurt se kurrë se Bajerni ka shanse për të fituar tripletën ashtu si në vitin 2013. Në një intervistë për revistën gjermane “Sport Bild”, mesfushori ka argumentuar mendimet e tij duke përmendur trajnerin Jup Hejnkes. Sipas tij, 72-vjeçari mjafton për t’u shkuar gjërave deri në fund.

“Besoj se Jup është i njëjti trajner dhe i njëjti njeri. Ai punon me shumë përkushtim, çdo ditë duke treguar në detaje gjithçka. Ai është një njeri me karakter të madh. Nuk është se mund ta kesh ndjesinë e tripletës me një të shtypur të butonit. Ne po fitojmë gjithnjë e më shumë vetëbesim duke menduar për ndeshjet e mëdha”. I pyetur për kapitenin Manuel Nojer, i cili vazhdon të jetë i dëmtuar në kockën metatarsale, Myler është përgjigjur se nuk është shqetësuar. “Kemi plot kohë deri në Botërorin e Rusisë. Ai do të jetë në formë sërish. Mjekët dhe ai vetë do ta vendosin se kur. Nuk e pyes çdo ditë se si po shkon, por padiskutim që flasim me njëri-tjetrin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online