Gjoka e konfirmon: Po, duam Sukajn

Xhevahir Sukaj ka disa ditë që ka prishur kontratën me Partizanin dhe tashmë është një lojtar i lirë, ndërkohë që po studion ofertat.

E duan në Superiore, e duan edhe në Kosovë, por klubi i parë që del hapur në tentativën për ta bindur të firmosë është Vllaznia, klubi që e ka formuar.

Sport Ekspres e ka paralajmëruar prej ditësh se Sukaj ka marrë një ofertë nga Vllaznia dhe sot në një intervistë për televizionin “Star Plus” edhe trajneri i Vllaznisë, Ernes Gjoka, konfirmon gjithçka: “Një lojtar si Sukaj është i dëshirueshëm për Vllazninë. Ne jemi vënë në kontakt me sulmuesin dhe po presim përgjigjen e tij. Unë kam besim që Sukaj si shkodran që është do të mund të jetë pjesë e Vllaznisë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online