Muzaka: Tani vulosëm titullin. Goli për vëllain e Osmanit, për fat është mirë

Mesfushori i Skënderbeut, Gjergji Muzaka, shënoi sërish ndaj Flamurtarit, një kundërshtar që e ka gjah të preferuar. Në fazën e parë nuk festoi, si “ish”, por sot festoi gjatë. Sipas tij, festa erdhi sepse gara për titull merr fund me këtë fitore. Ndërkaq, duke folur në Supersport Muzaka ia kushton golin vëllait të Osmanit, që pati një aksident gjatë ndeshjes.

“Jam shumë i lumtur, jo vetëm për golin, por edhe për trepikëshin, që i shërbeu skuadrës për të thelluar diferencën me ndjekësit. Avantazhi i pikëve që kishim na jep luksin që ta administrojmë lojën opa rrezikuar shumë, pa qenë nevoja që të hidheshim në sulm që në fillim dhe të rrezikonim të kapeshim në kundërsulm. E dinim që herët a vonë rasti për gol do të vinte dhe ia dolëm, shënuam në fund.

“Festa e madhe pas golit? Ishte një gol shumë i rëndësishëm, që vulosi kampionatin, ndaj është normale që të festoja më shumë se zakonisht.  Mendoj se 90% e kemi siguruar titullin, kemi mjaftueshëm eksperiencë dhe cilësi për ta administruar diferencën me ndjekësit deri në fund.

“Përshtatja në Korçë? Tani kam eksperiencë, më ndihmon, por do të doja të kisha punuar më herët me Dajën, sepse më ka gjetur vendin e duhur në fushë.

“Golat e shënuar? Nuk e di saktë sa kam shënuar. Ne kemi një grup shumë të bashkuar dhe nuk ka rëndësi kush shënon, në realitet. Fiorentina-Juventus në mbrëmje? Nuk e shoh fare, do rri me çunin.

“Përkushtim për golin? Ia kushtoj vëllait të Osmanit, që përfundoi në spital për një aksident gjatë ndeshjes. Shyqyr zotit gjithçka është mirë, sepse na lajmëruan që nuk ka pasur asgjë serioze”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online