Lushnja paguan birrat, Shpëtim Duro do dalë në “gjyq”

Nuk mjaftojnë hallet, varfëria, renditja mediokre dhe skuadra e brishtë, Lushnja tani duhet të paguajë edhe një gjobë të majme, plot 3 milionë lek (të vjetra), për sjellje të gabuar të spektatorëve në ndeshje kundër Luftëtarit.

Ndërkaq, Flamurtari rrezikon të mbetet pa trajner e pa zëvendës: Jeton Beqiri mbetet i pezulluar dhe Shpëtim Duro do të jetë objekt i procedimit disiplinor. “Nuk do më zërë gjumi 3 net rresht, po më dënuan”, tha Duro sot në Korçë.

VENDIMET

  1. KF “Lushnja”, për sjellje të gabuar të spektatorëve në ndeshje kundër KF “Luftëtari”,në bazë të nenit 66/1 të KDS,dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë.
  2. Zyrtari i KF “Burreli”, Akil Jakupi, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 56/1.a) të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  3. Lojtari i KF “Korabi”, Emiljano Veliaj, për protesta ndaj vendimeve te zyrtarit te ndeshjes, në bazë të nenit 56/1.a) të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  4. Zyrtari i KF ”Shkumbini”, Astrit Isaj, për sjellje jo sportive ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 56/1.a) të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  5. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF “Burreli”, Sadush Danaj për pezullimin pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari Sadush Danaj vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.
  6. Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të Flamurtari FC, Jeton Beqiri, si të pabazuar në dispozitat e Kodit të Disiplinës Sportive.
  7. Fillimin e procedimit disiplinor ndaj zyrtarit të Flamurtari FC, Shpëtim Duro lidhur me deklaratat pas ndeshjes midis Kukesit dhe Flamurtarit të datës 04.02.2018.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online