Shqipëria U17 do të marrë pjesë në turneun zyrtar të UEFA-s nga data 15 deri në 29 nëntor. Trajneri Xhemal Mustedanagiç ka publikuar pak minuta më parë dhe listën e lojtarëve që do të grumbullojë.
Bie në sy që ka lojtarë që luajnë në Shqipëri, Itali, Angli, por dhe nga Kosova. Plot 8 futbollistë janë që luajnë në Shqipëri, ndërsa është dhe Diellor Biseni, i cili luan tek skuadra e Lirisë së Prizrenit.
Kundërshtarët e Shqipërisë U17 do të jenë Azerbajxhani, Norvegjia dhe Çekia. Ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen në Shqipëri, në Elbasan dhe në Lushnje.