E rrallë nga Brazili: 12 orë udhëtim me autobus, në fund surpriza e hidhur!

Brazili është një vend i madh dhe për një ekip futbolli është e vështirë të udhëtosh në transferta pa avion. Jo të gjithë e kanë mundësinë dhe autobusi mbetet zgjidhja e vetme. Vendi ka shumë lumenj dhe pyje dhe udhëtimi nuk është aspak i thjeshtë, përkundrazi.

Një gjë e tillë i ka ndodhur skuadrës së femrave të ekipit Manicore, të cilat duhet të luanin në transfertë përballë Atletiko Amazonense. Ndeshja e kampionatit do të zhvillohej në Manaus, në zemër të Amazonës. 450 km distancë dhe 9 orë rrugë. Vetëm një autobus i vjetër në dispozicion, por pasioni për futbollin triumfon dhe vajzat marrin rrugën e gjatë.

Probleme gjatë udhëtimit, madje vajzave u është dashur për një moment të shtyejnë autobusin, siç citon “Globo Esporte”. Pas shumë sakrificash ekipi mbërrin në destinacion, pas 12-orëve udhëtim. Këtu vjen dhe surpriza e hidhur për ekipin e femrave të Manicore.

Ekipi kundërshtar nuk paraqitet në fushën e blertë dhe ndeshja nuk mund të zhvillohet, duke e bërë të padobishme kaluarin dhe sakrificën e ekipit të Manicores. Disa momente pushim dhe shëtitje dhe përsëri në autobus për t’u rikthyer në shtëpi. Një nga lojtaret e ekipit, Josiklea Alvesh ka folur për ngjarjen e ndodhur. Vështirësi, lodhje e madhe dhe rreziqe, por pasioni dhe dashuria e tyre për futbollin kalon çdo vështirësi.

Të paktën vizituam stadiumin dhe bëmë disa fotografi me futbolliste të rëndësishme. Luajmë futboll, sepse na pëlqen dhe jo se na paguajnë. Do të ishte një ëndërr të jetonim dhe siguronim jetën nga futbolli, por realiteti jonë është ndryshe. Për më tepër, paguajmë nga xhepi jonë për të jetuar këtë ëndërr”, përfundon Alvesh për “Globo Esporte”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online