Mustedanagiç “peshkon” në Maqedoni, një mbrojtës për kuqezinjtë

Shqipëria U17 po bëhet gati për ndeshjet kualifikuese të Europianit, ndërkohë që trajneri Xhemal Mustadanagiç po mendon për listën e lojtarëve që do të ftojë. Në periudhën 20-30 tetor, në Shqipëri zhvillohen kualifikueset dhe kuqezinjtë përballen me skuadra si Norvegjia, Skocia dhe Azerbajxhani.

Sa i takon listës, “SportEkspres.com” mëson se Usni Ismaili, mbrojtësi i djathtë i datëlindje 2002, do të jetë pjesë e Shqipërisë U17. Adoleshenti po luan në Maqedoni me Pelisterin në ligën e dytë dhe është një element me të ardhme.

Trajneri Mustadanagiç e ka pëlqyer lojtarin në fjalë dhe e ka në planet e tij. Kështu shtohet numri i lojtarëve nga Maqedonia që zgjedhin të veshin fanellën kuqezi. Te moshat janë disa lojtarë që kanë bërë këtë zgjedhje, ndërkohë që ka edhe të tjerë në fokus.

VLADIMIR PRENGA

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online