Te Tërbuni po afrohen lojtarë të rinj thuajse çdo ditë. Pukjanët kanë si synim që të ndërtojnë një ekip me pretendime, pro ende kanë shumë punë për të bërë duke i krahas me rivalët e tyre deri më tani, siç janë Erzeni, Kastrioti apo dhe Besëlidhja e cila edhe pse nuk është mbledhur e ka grupin. Pritet që një tjetër brazilian të afrohet ditën e sotme në radhët e skuadrës së trajnerit Krepi që ka hyrë në javën e dytë të përgatitjeve.
MUSTAFA – Futbollisti Besar Mustafa, i cili ka dalë nga Akademia “Vllaznia” dhe që ka luajtur me skuadra të Qarkut të Shkodrës dhe edicionet e fundit në Burrel, në një prononcim për “Sport Ekspres”, ka pohuar: “Kam shënuar 4 gola sezonin e shkuar në Burrel, por në këtë kampionat, jam i bindur që do ta dyfishoj numrin e tyre. Tërbuni është një ekip që ka synime madhore, ndaj edhe unë vendosa që të vijojë karrierën në Pukë. Në Pukë janë kushtet shumë të mira. Falënderoj trajnerin Krepi dhe krerët më të lartë të skuadrës që më kanë dhënë besim. Unë do të jap më të mirën sezonin e ardhshëm që të realizojmë synimet që kemi”, – ka pohuar Besar Mustafa, sulmuesi shkodran që do të luaj në Pukë sezonin e ardhshëm.