“Musta pati probleme me Gegën”, gazetari zbulon edhe destinacioni e ri: Nuk do të largohet nga Shqipëria

Nga ekipi i Kukësit ka pasur një sërë largimesh në ditët e fundit dhe këtu flitet për lojtarët që kanë mbajtur peshën e skuadrës deri në këto momente. Pas Telushit, Obanorit, Mustës ishte edhe radha e Gavazajt për t’u larguar nga verilindorët. I ftuar në emisionin “Pressing” që transmetohet në “ABC News”, gazetari Eno Skarço ka treguar edhe arsyen mbi largimin e Mustës. Sipas tij kjo lëvizje ka ardhur pas përplasjeve në ide që ka pasur futbollisti me trajnerin Gega.

“Po të marrim lojtarët e larguar me ata që kanë ardhur, diferencat janë të mëdha. I njihni këta që kanë ardhur? Mendoni se i zëvendësojnë ata që u larguan? Më gjeni një ekip që largon 12 lojtarë? Musta ka pasur prishje të marrëdhënieve me trajnerin, prandaj ka ikur. 28 vjeç është në kulm lojtari. Nuk mund të bëhet nga fillimi ekipi. Musta ka pasur probleme me Gegën. Ai i ka thënë që do luaj ku të dua unë trajnerit. Musta nuk ka ikur jashtë, por te Laçi”, u shpreh Skarço. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online