“Gjici investon për politikë, dikush përfiton pallate nga Bashkia e Tiranës”! Kabo: Demi investon për dashurinë ndaj Partizanit

Përparim Kabo ka bërë një analizë të situatës që gjendet Shqipëria duke parë bojkotin e futbollit. Mes të tjerash ka edhe një përkufizim mbi: “Botën e interesit”, që e lidh edhe me pjesën e sportit. Përse investojnë presidentët në futboll? Kabo shprehet se Gazmend Demi e bën këtë gjë për dashurinë që ka për Partizanin. Ndërkohë Gjici do të përfitojë më tepër në aspektin politik dhe të tjerë për të fituar pallate nga Bashkia e Tiranës. Ky është mendimi dhe përfundimi që del Kabo në emisionin “Procesi Sportiv”.

“Këta që financiojnë në sport janë biznesmen vetëm të klubit sportiv apo kanë edhe biznese të tjera? Sigurisht që kanë edhe biznese të tjera. Pra një pjesë të parave i dërgojnë te futbolli. Interesi për të cilin ata investojnë është i dallueshëm. Përshembull, Demi investon për hobi dhe dashurinë që ka për Partizanin. Safet Gjici investoi për karrierë politike. Dikush për të marrë përfitim nga Bashkia e Tiranës për të bërë pallate. Dikush në Vlorë me qëllim të mirë që bashkë me një kompani të huaj të marrë të drejtën për të marrë pjesë nga aeroporti i Vlorës. Pra kjo është botë interesi”, u shpreh Kabo. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online