Muskuj, shpejtësi dhe një surprizë: kështu Panuçi pritet të sfidojë Izraelin

Një ndeshje për t’u fituar. Ose, minimalisht që nuk duhet humbur. Shqipëria luan në Izrael për të dhënë një përgjigje në fushë, pas ecurisë jot ë mirë në muajt e fundit, por edhe për të qëndruar në garën për të fituar grupin në Ligën e Kombeve. Për të arritur rezultatin pozitiv në Ber Sheva, trajneri Kristian Panuçi do të mbështetet te muskujt dhe shpejtësia.

Në formacionin titullar të Shqipërisë, në portë pritet të rikthehet Strakosha, ndërsa skuadra do të rreshtohet me skemën 4-3-3, praktikisht ashtu si u luajtu në “Elbasan Arena”, në fitoren 1-0 përballë izraelitëve. Mavraj e Gjimshiti në qendër dhe Elseid Hysaj nga e djathta, duken emrat e sigurt në mbrojtje, ndërsa në krahun e majtë, Binaku është në balotazh me Lenjanin.

Mesfusha me tre do të përbëhet nga Basha në rolin e regjizorit, Memushaj që me aftësitë e tij teknike pritet të drejtojë manovrat sulmuese dhe muskujt e Taulant Xhakës. Muskuj dhe shpejtësi edhe në fazën sulmuese, ku nga krahët pritet të luajnë Eros Grezda dhe Myrto Uzuni, me talentin beratas që mendohet se do të jetë surpriza e madhe, pas debutimit mbresëlënës ndaj Jordanisë.

Bekim Balaj do të jetë sulmuesi i deklaruar, ku përveç finalizimit të aksioneve, do të ketë detyrën e rëndësishme të ngjitjes së skuadrës në momentet e vështira, duke shfrytëzuar lojën fizike. Edhe një herë, Panuçi pritet të rreshtojë një skuadër me elementë të ndryshëm nga ndeshjet e mëparshme, me shpresën se këtë herë lëvizjet do të jenë të goditura. Humbja në Izrael rrezikon të jetë fatale për ambiciet e kuqezinjve në Ligën e Kombeve, por mund të vendosë edhe për të ardhmen e drejtuesit të stolit kuqezi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online