Musaj nuk e harron Laçin, një dedikim special pas transferimit në Kosovë

Drilon Musaj është zyrtarizuar tashmë si futbollist Dritës së Gjilanit në Kosovë, skuadër me të cilën ai ka firmosur për një sezon.

Mbrojtësi i djathtë shkëlqeu sezonin e fundit, duke luajtur thuajse 3000 minuta në Superiore, por ka vendosur ta ndërpresë bashkëpunimin dy-vjeçar me Laçin, sepse ka vendosur të kthehet në Kosovë dhe një arsye e fortë ka qenë edhe familja.

Gjithsesi, Musaj është larguar në mënyrë miqësore, në përfundim të kontratës, ndërsa sot ka postuar një mesazh për Laçin, presidentin Laska dhe lojtarët e tifozët.

Unë zyrtarisht do të vazhdoj karrierën time gjate këtij viti tek KF Drita e Gjilanit. Kam kënaqësinë të jem pjesë e këtij klubi. Do të jap maksimumin tim që të zhvilloj loje të bukur në futbollin kosovar, njëkohësisht t’iu ofroj më të mirën tifozëve të klubit “Intelektualët”. ?

Gjithashtu, dua të falënderoj edhe klubin KF Laçi, bashkëlojtarët për lojërat që i kemi luajtur bashkë. Faleminderit tifozëve dhe presidentit Pashk Laska për përkrahjen e vazhdueshme plot dy vite”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *