Muriqi “show” në te Lacio, sulmuesi shqiptar bind Inzagin me dy gola në stërvitjen e parë

Vedat Muriqi bëri hapin e madh në karrierë me transferimin e tij te Lacio. Sulmuesi shqiptar nuk mundi t’i bashkohej përfaqësueses së Kosovës në ndeshjen mjaft të rëndësishme kundër Maqedonisë së Veriut, pasi gjendja e tij fizike nuk ishte e duhura. Megjithatë kjo nuk e ka ndalur që të shkëlqejë në seancën e parë stërvitore me bardhekaltrit.

Muriqi ka dhuruar “show“ në stërvitje me Lacion, duke shënuar dy gola në ndeshjen e zhvilluar mes lojtarëve që janë nën urdhërat e Inzagit në këtë periudhë pushimi prej Kombëtareve. Futbollisti shtatlartë ka bindur trajnerin italian që në herën e parë kur vihet në dispozicion të ti dhe ndez shkëndija të forta se marrëdhënia me golin nuk do i mungojë në debutimin e tij në Serie A.

Gjithashtu një impakt pozitiv ka lënë edhe blerja tjetër e re e Lacios, Pereira. Ish-lojtari i Mançester Junajtid ka shënuar në seancën e sotme stërvitore, duke bërë që Inzagi të dalë i kënaqur me merkaton e bërë nga Igli Tare./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online