Luhet për një biletë në Europian, ish-trajneri i Vllaznisë e thotë me siguri: Do e mbështes maksimalisht Maqedoninë, e mund Kosovën

Maqedonia e Veriut do të përballet mbrëmjen e nesërmë, në orën 10:45, me përfaqësuesen e Kosovës. Kjo është ndeshja e jetës për të dyja skuadrat, që kërkojnë të presin një biletë për Europianin që do të zhvillohet verën e ardhshme. Ish-trajneri i Vllaznisë, Mirsad Jonuz, shprehet optimist për fitoren e Kombëtares së tij. Në një intervistë për “Sportmedia.mk”, trajneri maqedonas thotë se kualitetet anojnë nga përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut, për këtë arsye duhet dhe do të arrihet një fitore nga ana e tyre përballë Kosovës.

“Le të jetë 1-0. Mjafton kaq. Jam optimist dhe besoj se Maqedonia do të fitojë. Anët tona të mira janë se do të luajmë në shtëpi, se kemi qualitete më të mira individuale dhe kjo është arsyeja pse mendoj se duhet dhe do të fitojmë. Faktorët negativë nuk janë një sekret, nuk do të ketë tifozë. Ata do të thonë shumë për kata djem, do i ngrinte moralin edhe më tepër. Gjithsesi, nuk kemi çfarë të bëjmë.

A do e mbështes Kombëtare? Mbështetje maksimale. Kjo nuk duhet pyetur. Eksperienca dhe kualiteti ynë do të vendosin. E di nga eksperienca që ndeshje të tilla luhen me zemër të nxehtë dhe një kokë të ftohtë. Vetëm atëherë do e arrijmë objektivin. I uroj shumë fat të mbarë”, ka thënë Mirsad Jonuz./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online