Muriqi, Rashica, Rrahmani, Vojvoda! I kritikojmë dhe i shajmë, por rumuni tregoi pse shqiptarët nuk kanë sukses: Të gjithë gjeneral, asnjë ushtar…

I kritikojmë dhe i shajmë rumunët sa herë që këta të fundit kanë një sjellje jo të duhur karshi nesh. Megjithatë ky nuk duhet të jetë rasti për drejtorin e kombëtares rumune, Mihai Stoichita. Ky i fundit tregoi për “Gazeta Blic” se pse shqiptarët nuk kanë sukses kur luajnë së bashku, por shkëlqejnë individualisht në ekipet e tyre në Europë.

“Kosova? Është shumë interesante se çfarë po ndodh me ta kur vijnë në kombëtare. Kam frikë prej tyre, vetëm kur shikoj se me çfarë skuadrash luajnë, por në kombëtare nuk janë aq të frikshëm sa në ekipet e tyre”, tha Stoichita. Amir Rrahmani vinte pas shpalljes kampion në Serinë A me Napolin, Vedat Muriqi vinte pas një super sezoni të karrierës në La Liga, Milot Rashica vinte pas shpalljes kampion në Turqi, por edhe lojtarë të tjerë sërish nuk arritën të bëjnë diferencën pasi shqiptarët kërkojnë që të jenë të gjithë gjeneralë, por ushtarë kush do të jetë? /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online