Vedat Muriqi është duke mbajtur peng merkaton e Lacios. Klubi bardhekaltër ka probleme me indeksin e likuiditetit dhe i nevojitet shitja e lojtarit shqiptar për të zhbllokuar tregun e transferimeve. Disa skuadra kanë qarkulluar si të interesuara për shërbimet e “piratit“, por tashmë numri i tyre po shkon drejt zvogëlimit.
Vetë Igli Tare do të bënte të qartë se nuk ka marrëveshje me CSKA-në e Moskës, ndërsa mediat njoftojnë se Hull City ka hequr dorë nga transferimi i Muriqit. Me pistën ruse dhe atë angleze tashmë të mbyllur, në skenë del një tjetër emër. Bëhet fjalë për Saint-Etienne. Klubi francez luan në elitë, ku momentalisht mban vendin e fundit dhe po lu.fton për mbijetesë. Gjithashtu në mediat italiane dhe ato turke përflitet se Fenerbahçe po shtyn Muriqin të mos largohet në janar, pasi synojnë të sigurojnë shërbimet e tij në fund të sezonit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/