Zhoze Murinjo ka shpërthyer sërish. Këtë herë e ka tërbuar një pyetje për Markus rashford. Portugezi u pyet se pse sulmuesi nuk ka shumë minuta, çka e irritoi atë. Trajneri i Maçester Junajtid akuzoi gazetarët, ndërkohë që vuri në dukje edhe statistikat e lojtarit.
“Disa persona të gjithë e dinë se paguhen nga të dyja krahët, ata punojnë edhe për klubet dhe sigurisht që janë të pavarur. Kështu që i bëjnë gjërat sipas interesit të tyre. Kjo është e qartë, njerëzore, normale, jo etike, por e pranoj. Për ata që zgjohen në mëngjes dhe gjëja e parë që u shkon në mendje janë Zhose Murinjo dhe Mançesteri, ndjej keqardhje. Ka gjëra shumë më interesante për t’u zgjuar se sa të mendosh për Murinjon dhe futbollin”, është shprehur fillimisht Murinjo.
Nesër kundër Uotfod Rashford nuk mund të luajë, pasi është i pezulluar për tre takime: “Mendoj se mund të pres që të dielën të kritikohem shumë sepse ai nuk do të luajë. Disa janë të fiksuar me mua, disa kanë probleme me të gënjyerit në mënyrë të pandërgjegjshme. Unë pres që të dielën disa të zgjohen në mëngjes dhe mendimi i tyre i parë të jetë Zhoze Murinjo. Kështu që mund të imagjinoj që të dielën do të kritikohem se pse nuk luan Markus, por nuk është faji im. Ai është i pezulluar, kështu që ju duhet të kujtoheni për këtë”.
SHIFRAT – Portugezi nuk u ndal me kaq dhe nisi të lexojë statistikat e Rashford me të në drejtim të Mançhesterit. “Rashford në sezonin 2016-2017 ka luajtur 32 ndeshje në Premier League, 11 ndeshje në Europa League, përfshirë dhe finalen. ka luajtur edhe tre ndeshje në FA Cup, 6 ndeshje në League Cup dhe Community Shield. Ka bërë 53 ndeshje, por nëse doni të shikoni minutat që ka luajtur he nëse dëshironi t’i ndani në 90-minutëshe, ai ka luajtur 34.2 ndeshje”, u shpreh Murinjo.
“Në sezonin 2017-2018 ka luajtur 35 ndeshje në Premier League, 8 në Champion, 5 në FA Cup, 3 në League Cup, si dhe në finalen e Superkupës së Europës. Rashford luajti 52 ndeshje, pra në total me mua numëron 105 paraqitja, gjatë të cilave ka akumuluar 5774 minuta, duke përfshirë pesë finale. Kështu që njerëzit që flasin për minuta, duhet të jenë të hutuar”, shtoi trajneri i Mançesterit, që nuk u ndal me kaq.
“Markus Rashford nuk është Dominik Solanke, as Ruben Loftus-Çek, as Kalvert Levin. Ai është Markus Rashford, lojtar i Mançeshter Junajtid, me një numër të jashtëzakonshëm minutash në nivelet më të larta dhe në kompeticionet më të mira”, përfundoi Murinjo në lidhje me Rashford.
https://www.instagram.com/p/Bngp9h8HF0y/?utm_source=ig_web_copy_link
RRËZIMI NË UEMBLI – Para ndeshjes Angli-Spanjë, Murinjo u bë protagonist pas një rrëzimi në Uembli. Portugezi e komenton kështu atë episod: “Njerëzit më thirrin dhe me kërkojnë të bie në Uembli, pasi kështu ata kanë mundësinë të flasin për mua. Ishte një zhytje e mirë, jo penallti, ndoshta për karton të verdhë. Mbrojtja telefonat e mi”.