Murinjo: Jam ende special, dua një klub si… Interi!

Zhoze Murinjo po qëndron pushim që nga dhjetori i vitit të kaluar, atëherë kur u shkarkua nga stoli i Mançester Junajtid. Portugez i famshëm po studion dhe po zbavitet në punën e tij si analist ndeshjes, por një tip si ai nuk mund të qëndrojë gjatë larg fushave të blerta.

Në një prononcim për “Gazzetta dello Sport”, Murinjo flet për situatën që po kalon dhe ndalet te futbolli italian. Ai fitoi dy tituj kampionë gjatë eksperiencës së paharrueshme me Interin, që e dërgoi në majë të botës në vitin 2010. E paharrueshme tripleta për tifozët zikaltër, ndërsa Murinjo është një idhull absolut në ato anë.

Trajneri e sheh Serinë A në rrugën e duhur, e ndjen se kampionati italian po rikthehet si dikur e një kohë dhe e mbyll me Champions Ligën dhe favoritët e kompeticionit më të rëndësishme për klube.

SITUATA – “Kjo është një periudhë e jetës time ku po analizoj atë që shoh dhe lexoj. Tani po studioj dhe po zbavitem në televizor me bashkëpunimet e mia. Jam shumë i qetë, por në të njëjtën kohë kam një dëshirë të pabesueshme për t’u kthyer.”

JO MË SPECIAL? – ‘Unë jam gjithmonë i njëjti. Zona ime e rehatisë është fitimi i trofeve, ashtu siç bëj që nga viti 2003. Nuk kam dalë kurrë nga ky habitat natyral, ose lë të themi, për vetëm 18 muaj. Nuk kanë kaluar 18 vite nga fitimi i Ligës së Europës me Mançester Junajtid. Tani kam shumë dëshirë për t’u rikthyer. Jam në formë fantastike dhe shumë i karikuar si ditën e parë.”

SERIE A – “Gara është mbyllur shumë shpejt. Juventusi nuk po përballet me vështirësi të mëdha. Kjo është një gjë e mirë për ta, por diçka negative për futbollin italian. Për fat të mirë ka një garë të bukur për në Europë. Kjo krijon motivim dhe vëmendje. Jam i bindur që cilësia e përgjithshme po rritet. Trajnerët, për shembull, kanë vendosur t’u japin hapësira të mjaftueshme të rinjve, të cilët po paraqiten mirë.”

E ARDHMJA – “Klubet e mëdha po punojnë për të ‘sulmuar’ dominimin e Juventusit. Kam ndjesinë se për një kohë të shkurtër do të kthehemi të shohim një Serie A zbavitëse dhe me një nivel më të lartë. Konkurrenca do të shtohet, ashtu si dhe investimet. Kampionët do të kenë më shumë shkaqe për të zgjedhur Italinë.”

RIKTHIMI TEK INTERI – “Preferoj të mos i përgjigjem kësaj pyetje. Unë po kërkoj për një klub ku ka lidhje të fortë që në konktakin e parë, përfshirje dhe njerëz të lumtur për të punuar. Në Milano ekzistonte e gjithë kjo.”

CHAMPIONS – “Është herët për të folur për favoritë. Në çerekfinale do të jetë ndryshe, pasi çdo ekip do të ketë 12.5% mundësi për të fituar. Dy ekipe të mëdha do të eliminohen shpejt (një mes Atletiko-Juventus dhe Liverpul-Bajern), por jam i bindur që do të shohim çerekfinale të luftuara dhe shumë të bukura. Shumë ekipe po bazohen te disiplina taktike dhe organizimi defensiv. Të gjithë e dinë se një detaj i vogël ndryshon historinë. Natyrisht që ka dhe fenomene në gjendje për të vendosur ndeshjen me anë të një magjie.”

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *