Rivaliteti mes Zhose Murinjos dhe Pep Guardiolës është i hershëm, që në kohën kur drejtonin respektivisht Realin e Madridit dhe Barcelonën. Rivaliteti vijoi edhe më tej në Premier Ligë, ku drejtonin dy ekipet e Mançesterit.
Kështu, në një intervistë të dhënë së fundmi, Murinjo është pyetur edhe mbi rivalin e tij, Pep Guardiolën, i cili fitoi titullin e tij të 26-të në karrierë fundjavën e shkuar. Portugezi ka një më pak dhe në lidhje me këtë çështje dha një deklaratë të fortë, duke ironizuar.
“Kur fitova Champions League me Porton edhe Interin, nëse do të kisha qëndruar për sezonin e ardhshëm do të kisha fituar Superkupën e Europës, Superkupën portugeze dhe italiane, si dhe Botërorin e Klubeve, kështu do të isha 31 tituj sot. Ndoshta unë nuk jam i fokusuar te numrat.”
? Pep 26, Mou 25
? Mourinho: “When I won the CL with Porto and Inter, if I had stayed the following season, I would have played in the European Super Cup, the Club World Cup, the national Super Cups, and I would have had 31 titles. Maybe I’m not so focused on the numbers!” pic.twitter.com/tx7g6XCTy0
— Goal (@goal) May 15, 2019