Murinjo i fiksuar pas yllit të Interit, por ka një pengesë!

Mançester Junajtidi nuk heq dorë nga Ivan Perisiç. Me Botërorin e zhvilluar nga kroati, duket se Zhoze Murinjo është i bindur se bëhet fjalë për lojtarin ideal për të fuqizuar “Djajtë e Kuq” dhe vetë portugezi përpara disa ditësh, në Amerikë, tha se “nuk jemi ende aq të fortë sa për të fituar titullin”, duke i lënë për të kuptuar drejtuesve se duhet të bëjnë edhe një goditje “big”.

Kështu, shënjestra ka rënë mbi sulmuesin e krahut te Interi, objektiv i vjetër për Murinjon, pasi edhe verën e shkuar e kërkonte dhe ishte gati të paguante 45 mln euro, por zikaltërit refuzuan dhe kështu që nuk u bë asgjë.

Nëse sigurojnë Perisiç, anglezët do të lëshojnë Marsial, i cili do të largohej për një kampionat tjetër, sipas asaj që ka thënë vetë francezi.

Por, Interi, sakaq ende nuk është gati, pasi merkato po shkon drejt fundit dhe duhet një zëvendësues më pas. Vlera e Perisiçit, aktualisht është 55-60 mln euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online