“Mungon i kuq i Bitrit, do mbyllej ndeshja aty”! Brdaric komenton edhe kartonin e Hakajt: U duk si film “Thriller”, “i presim këmbët vetes”

Vllaznia ka arritur që të marrë një pikë në ndeshjen e transfertës ndaj Partizanit. Shkodranët e nisën me marsh të pestë takimin, teksa goli do të vinte me penallti. Një rast paksa i rrallë teksa pas prekjes me dorë të Bitrit, Latifi do të gabonte nga 11-metrat. Teksa Partizani nisi aksionin, VAR konfirmon përsëritjen e penalltisë pasi Hoxha kishte dalë më tepër se duhet nga vija.

Latifi u rikthye edhe njëherë nga 11-metrat, për të realizuar. Planet e Vllaznisë do të prisheshin pas daljes me të kuq të Hakaj në fundin e pjesës së parë pasi goditi Markun. Pjesa e dytë e foli e gjitha për Partizanin. Gurishta mori një dëmtim të rëndë dhe pritej që të largohej nga fusha. Por lojtari u sforcua dhe vetëm 2 minuta më vonë, në krahun e tij, Cara arriti të shënonte golin në të 66.

Nuk kaluan shumë minuta të tjerë që Gurishta të largohej pasi e kishte të pamundur për të vazhduar më tej. Një lëvizje që mund të ngeli peng nëse do të ishte kryer më herët. Disa mundësi të mira shënimi kishte për Partizanin, me Carën që goditi traversën në fund. Një pikë që shijon kjo e Vllaznisë, por në plane afatgjate, e largon nga titulli. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Supersport”:

Brdaric: “Ishte një pikë kyce kartoni i kuq, ne po luanim shumë mirë. E kishim ndeshjen në kontroll, shënuam dhe më pas po e mbanim topin mirë ndaj një ekipi të madh në Superiore. Momenti ndryshoi në kartonin e kuq të Hakajt, nuk po e mban më topin mirë dhe gjithçka na u duk si film “Thriller”. I presim këmbët vetes ndonjëherë, kur mund të luajmë 11 kundër 11. Do të flas me lojtarët. Ne kemi fuqinë për të fituar ndaj cdo ekipi. Mungon edhe kartoni i kuq i Bitrit dhe pastaj ndeshja do të mbyllej për mendimin tim. Tirana ka shkuar larg, duhet të shohim për Europën”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online