E FUNDIT/ Pika që shijon me 10 lojtarë për Vllazninë ndaj Partizanit, lëvizja e Gurishtës si peng dhe më larg titullit

Partizani-Vllaznia 1-1 Cara 66′ / Latifi 10′

Vllaznia ka arritur që të marrë një pikë në ndeshjen e transfertës ndaj Partizanit. Shkodranët e nisën me marsh të pestë takimin, teksa goli do të vinte me penallti. Një rast paksa i rrallë teksa pas prekjes me dorë të Bitrit, Latifi do të gabonte nga 11-metrat. Teksa Partizani nisi aksionin, VAR konfirmon përsëritjen e penalltisë pasi Hoxha kishte dalë më tepër se duhet nga vija.

Latifi u rikthye edhe njëherë nga 11-metrat, për të realizuar. Planet e Vllaznisë do të prisheshin pas daljes me të kuq të Hakaj në fundin e pjesës së parë pasi goditi Markun. Pjesa e dytë e foli e gjitha për Partizanin. Gurishta mori një dëmtim të rëndë dhe pritej që të largohej nga fusha. Por lojtari u sforcua dhe vetëm 2 minuta më vonë, në krahun e tij, Cara arriti të shënonte golin në të 66.

Nuk kaluan shumë minuta të tjerë që Gurishta të largohej pasi e kishte të pamundur për të vazhduar më tej. Një lëvizje që mund të ngeli peng nëse do të ishte kryer më herët. Disa mundësi të mira shënimi kishte për Partizanin, me Carën që goditi traversën në fund. Një pikë që shijon kjo e Vllaznisë, por në plane afatgjate, e largon nga titulli. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

66′ Cara godet në mënyrë perfekte duke gjetur cepin e rrjetës. Goli anulohet, por VAR e konfirmon, Partizani-Vllaznia 1-1.

9′ Rast i pazakontë! Penallti e pastër pas prekjes së topit me dorë të Bitrit, Latifi gabon dhe Alban Hoxha e pret. Më pas nis aksioni i ri për Partizanin dhe VAR konfirmon përsëritjen e penalltisë pasi Hoxha kishte dalë nga porta. Latifi niset sërish dhe këtë herë e dërgon topin në rrjetë. Partizani-Vllaznia, 0-1.

Partizani: Hoxha, Belica, Marku, Bitri, Hadroj, Murataj, Liço, Kallaku, Mala, Stenio Zhunior, Skuka.

Vllaznia: Zogoviç, Gurishta, Dianje, Adili, Hakaj, Bulatoviç, Krymi, Jonzi, Latifi, Da Silva, Gjurgjeviç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online