“Mungesa e Roshit e Çekiçit? Ndoshta nuk i ka pëlqyer tipi“, Lala: Ne duam të jemi të gjithë kapitenë, tani duhet edhe përkthyes me vete

Altin Lala ka folur për një lidhje direkte nga Hanoveri për emisionin “Kuq e Zi“ në “Supersport“. Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare pohon se Silvinjo ka mungesa të mëdha për përballjen e sotme kundër Polonisë, ndërsa më pas tregon edhe problemet e këtij ekipi kombëtar. Sipas Lalës, shqiptarët dëshirojnë të jenë të gjithë kapitenë në fushë, por në të vërtetë duhet të luajnë të gjithë si ushtarë. Ish-mesfushori shqiptar shprehet se çelësi i suksesit është të punuarit për njëri-tjetrin, pasi në Kombëtare nuk luhet për kontratë, por për të dhuruar kënaqësi për kombin.

“E pashë formacionin, nuk ishte keq. Nuk ka pasur shumë kohë, është ndeshja e parë. Edhe Gjimshiti ka bërë jashtëzakonisht mirë, Ismajli po ashtu. Broja është një nga lojtarët më të mirë që ka pasur Kombëtarja shqiptare. Sigurisht që ka mungesa të rëndësishme. Për Roshin dhe Çekiçin janë vendime që i ka marrë trajneri. Nuk e di çfarë ka menduar trajneri. Do të sjelli diçka të re ndoshta. Ndoshta nuk i ka pëlqyer tipi i lojtarëve. Por ata janë ende pjesë e Kombëtares. Mendoj që humbja e Polonisë është më tepër avantazh se sa disavantazh. Do të kenë më tepër presion.

Ne shqiptarët e kemi problemin që duam të jemi të gjithë kapiten. Unë e kam mbajtur shiritin e kapitenit, por kaq luajtur gjithmonë si ushtar. Shiriti i kapitenit është vetëm një shenjë respekti. Çdo njeri që duhet të futet në fushë duhet të japi gjithçka. Kombëtarja nuk është një kontratë e re, është për të kënaqur kombin. Ky mentalitet na ka penguar vazhdimisht. Jemi individual ndonjëherë, duhet të bëhemi të gjithë bashkë. Kemi probleme edhe me gjuhën shqipe, duhet të marrim përkthyes me vete“, është shprehur Altin Lala./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online