“Trajneri debuton me Shqipërinë“, media e njohur spanjolle bën kuic me tifozët për Silvinjon

Silvinjo ka debutuar sot në stolin e Kombëtares shqiptare. Trajneri brazilian nis kështu një etapë të re në karrierën e tij, duke synuar të shkojë sa më lart me kuqezinjtë. 48-vjeçari është një emër i njohur i futbollit europian, teksa në të shkuarën ka veshur fanellën e Arsenalit dhe të Barcelonës.

Media e njohur spanjolle, “El Chiringuito“, ka vendosur të testojë kujtesën e ndjekësve. Media në fjalë ka shpërndarë në “Tëitter“ një foto të Silvinjos, ndërsa shkruan: “Trajneri debuton me Shqipërinë. Jepni një ide? Ndihmë: ka fituar dy Liga Kampionësh me Barcelonën“. “El Chiringuito” fton kështu ndjekësit që të gjejnë se për cilin personazh bëhet fjalë, duke i kujtuar të shkuarën e suksesshme me Barcelonën./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online