“Kemi punuar tre seanca për goditjet standarte“, Salihi shpjegon zgjedhjet e Silvinjos: Ja pse aktivuzuam Gjasulën

Hamdi Salihi ka shpjeguar zgjedhjet e trajnerit Silvinjo në një prononcim të tijin për emisionin “Kuq e Zi“ në “Supersport“. Zv. Trajneri i Kombëtares shqiptare tregon se Gjasula ka fituar vendin e titullarit për shkak të shtatlartësisë së tij, por edhe për faktin se i përshtatet filozofisë së trajnerit për të nisur topin nga pas. Salihi zbulon se ekipi kombëtar ka punuar në stërvitje për goditjet standarte, pikën më të fortë të Polonisë.

“Gjasula ka një aftësi me mesfushorët e tjerë, shtatlartësinë. Edhe nxerrjen e topit nga pas e ka më të pastër. Shfrytëzohet për të dyja këto. Uzuni dhe Asani? Inshallah bëjnë mirë atë që dinë të bëjnë më mirë, fazën sulmuese. Por do të kenë edhe detyra mbrojtëse gjatë ndeshjes. Mundohemi të luajmë me dy “8“-sha përpara me Asllanin dhe Ramadanin. Kemi pasur nga e hëna që kemi filluar stërvitjen, jo një, por tre seanca me goditjet standarte. Polonia e ka shumë pikë të fortë këtë gjë. Shpresoj t’i kemi marrë mirë masat“, ka deklaruar Hamdi Salihi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online