Mundi pastër Lacion, trajneri Pioli në delir: Po, ky është Milani im! Të rrisim nivelin ndaj Juventusit

0

Fitorja e fundit e Milanit në transfertën kundër Lacios ishte jo pak surprizuese. Kuqezinjtë arritën t’ia dilnin në shifrat 0-3, duke i hequr kështu shpresën lacialëve për titullin kampion. Diferencat me Juventusin janë shtuar, ndërsa përballja e radhës për kampionët e Italisë do të jetë pikërisht kundër Milanit.

Trajneri Pioli sheh një optimizëm të kthyer brenda skuadrës pas rezultateve pozitive që po arrihen së fundmi. Në konferencën për shtyp përpara ndeshjes kundër Juventusit, Pioli ka thënë: “Po, ky është Milani im. Edhe më përpara kemi punuar shumë, por tani po gjendet vazhdimësia. Ajo që unë dua është që në fundin e sezonit, të kem dhënë më të mirën time. Nuk mendoj për të ardhmen personale sesi do të shkojë, por vetëm për ndeshjen e radhës. Kemi luajtur mirë, por ndaj Juventusit duhet ta rrisim edhe më shumë nivelin”, u shpreh Pioli. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.