Mundi Metz në fund, deklarata epike e trajnerit të PSG: Keni parë ndonjë ekip tjetër në histori që fiton si ne?

0

Më në fund makthi i humbjeve tek PSG ka përfunduar. Parizienet mposhtën 1-0 ekipin e Metz, për të siguruar fitoren e parë në kampionat në tre ndeshje të tilla. Një gol i Draxler në minutën e 93-të takimit do t’i rikthente kampionëve në fuqi frymëmarrjen e qetësisë. Megjithatë njësoj si në ndeshjet e tjera edhe kjo përballje nuk mund të luhej e qetë.

Në minutën e 65-të Diallo do të ndëshkohej me kartonin e dytë të verdhë, duke e lënë skuadrën me 10 lojtarë dhe duke ia vështirësuar skuadrës më shumë ndeshjen. Por nuk mjaftoi me kaq, pasi pas dëmtimit të Bernat në minutën e 85-të, PSG i kishte konsumuar të gjithëa zëvendësimet dhe e mbylli ndeshjen me 9 lojtarë, çka e bën këtë fitore edhe më të bukur.

Trajneri Tuchel u shpreh mjaft i lumtur dhe krenar për këtë fitore, madje duke bërë edhe një deklaratë epike. “Keni parë ndonjë skuadër në historinë e futbollit, të fitojë me 9 lojtarë kundër 11? Ne sigurisht që merituam këtë tre pikësh dhe jam shumë i lumtur”- u shpreh trajneri i PSG. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.