“Mundësi të drejta dhe të barabarta“, dita botërore e Sindromës Down sensibilizon Kombëtaren shqiptare

Në Ditën Botërore të Sindromës Down, ekipi kombëtar shqiptar dha sot një mesazh sensibilizues. Stafi kuqezi me në krye trajnerin Reja dhe disa nga lojtarët e përfaqësueses, që aktualisht ndodhen të grumbulluar në Barcelonë në prag të ndeshjesme Andorrën pozuan me një banderolë ku shkruhej “Ne sot qëndrojmë për lojën korrekte, ne qëndrojmë për shanse të drejta dhe të barabarta”, ndërkohë që mbanin edhe maska që simbolizonin mbështetjen e tyre për fëmijët me Sindromën Down.

Dy zv.trajnerët e Kombëtares, Ervin Bulku dhe Hamdi Salihi kishin gjithashtu një mesazh për të gjithë tifozët e veçantë të Shqipërisë së futbollit.

Ne e dimë që kemi shumë tifozë me 47 kromozome. Ne e dimë që shumë prej vogëlushëve me sindromën Down e kanë pasion futbollin. Ne sot duam që ata dhe prindërit e tyre të dinë që ne jemi tifozët më të zjarrtë të arritjeve të tyre, të vogla apo të mëdha qofshin ato dhe që mbështesim kërkesat e tyre për një jetë gjithëpërfshirëse dhe me shanse të barabarta”, tha Bulku dhe Salihi në mesazhin e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online