Kryeson listën e golashënuesve në Superiore, Kombëtarja e Maqedonisë së Veriut fton lojtarin shqiptar

Një tjetër emër shqiptar përfshihet në listën e Kombëtares së Maqedonisë së Veriut. Problemet me dëmtimet dhe Covid-19 kanë bërë që trajneri Angelovski të bëjë disa ndryshime në lojtarët që do të grumbullojë për ndeshjet e para kualifikuese të Botërorit 2022. Ferhan Hasani nuk do të jetë i vetmi futbollist nga Kategoria Superiore që bie në sytë e përzgjedhësit të Kombëtares maqedonase.

Fqinjët lindorë kanë vendosur që të plotësojnë listën e tyre me golashënuesin më të mirë të momentit në elitën e futbollit shqiptar. Agim Ibraimi do të rikthehet kështu pas një periudhe mungese në përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut. Blerja e bujshme e Kukësit ka marrë ftesën e trajnerit Angelosvki dhe do të vihet nën urdhërat e tij për ndeshjet kundër Rumanisë, Lihtenshtajnit dhe Gjermanisë që do të luhen në fund të këtij muaji./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online